Merkato

Interi mbush arkën nga shitja e 19-vjeçarit te Chelsea, Skriniar e Dumfries qëndrojnë

Cesare Casadei lë Interin për t’iu bashkuar Chesea-t. Talenti i madh i zikaltërve kishte tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha në Evropë, por Chelsea është treguar me aktiv duke shërbimet e 19-vjeçarit. Drejtuesit e Interit studiuan edhe ofertën e Sassuolos dhe veçanërisht të Nice, por më fund “u dorëzuan” para presionit të bluve të Londrës. Casadei do të firmosë për plot 6 vite me Chesea-n, pra deri në vitin 2028.

Klubi italian do të përfitojë 15 milionë euro plus bonuset (në total mund të shkojë 20 milionë) për kartonin e talentit italian. Zikaltrit përfituan gjithashtu 20 milionë nga shitja e Pinamontit, që do të thotë se arkëtimet janë në kuota të mjaftueshme për të mos qenë të detyruar të shesin Skriniar apo Dumfries.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency