Gol dhe asist në debutim, por doli i dëmtuar nga fusha, ja sa mungon “ylli” i Juves
Angel Di Maria debutoi me gol dhe asist në fitoren 3-0 të Juventusit Sassuolos, por argjentinasi u zëvendësua në pjesën e dytë pas një shqetësimi në kofshë. Ai mbërriti herët në mëngjes në J Medical për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore për rreth 45 minuta.
Pas nja dy orësh mbërritën rezultatet e testeve, të cilat zbuluan, siç shkruhet në njoftimin e Juventusit, “një dëmtim të lehtë të aduktorit të zgjatur të kofshës së majtë. Pas 10 ditësh do të bëhen vlerësime të tjera”.
Argjentinasi do të detyrohet të humbasë ndeshjen e së hënës, më 22 gusht, në fushën e Sampdorias, por shpresa e Allegrit është ta ketë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës më 27 gusht, në shtëpi, kundër Romës.



