Featured

“Aksi” Milan-Frankfurt, Maldini kontakton personalisht mbrojtësin francez

Milan mendon ende për merkaton.
Kampionët e Italisë po përgatisin një ofertë zyrtare prej 15 milionë euro për qendërmbrojtësin e Frankfurt, Evan Ndicka.
22-vjeçari është një ndër emrat më të përmendur te “kuqezinjtë” për repartin e prapavijës.

Drejtori teknik i klubit, Paolo Maldini ka biseduar personalisht me lojtarin, por ende nuk është e sigurt nëse francezi dëshiron të largohet këtë verë nga Gjermania.
Kjo për shkak të agjentit, i cili kërkon që klienti i tij të largohet verën e ardhshme me parametra zero për shkak komisionesh dhe rroge.

Një situatë disi e komplikuar, pasi Milan i trembet konkurrencës verën e ardhshme dhe po përshpejton në negociata, por Maldini dhe Milan shohin përpara një sërë pengesadh dhe koha nuk premton shumë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency