Kategoria Superiore

Teuta kthen mesfushorin, para dy sezonesh fitoi titullin në Durrës

Teuta rikthen në skuadër Erando Karabecin. Pas eksperiencës në Kosovë, ku ishte pjesë e Prishtinës, mesfushori ka arritur marrëveshjen me skuadrën bregdetare për t’u rikthyer në Durrës. Duke nisur nga kjo e enjte, lojtari do të bashkohet me skuadrën e Renato Arapit. 33-vjeçari arriti që të fitonte titullin kampion me “Djemtë e Detit” në edicionin 2020-2021, ndërsa me Tiranën arriti që të merrte medaljen e kampionit.

Teuta beson se me përvojën që ka Karabeci mund të shtojë cilësinë në mesfushë e të jetë një ndihmë e madhe për skuadrën edhe për faktin se e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar.

Teuta në merkaton verore është treguar e kujdesshme duke mos bërë shumë afrime, ndërsa do të besojë këtë edicion dhe te lojtarët e rinj.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency