Featured

Dita e testeve mjekësore, United siguron një “luftëtar” nga Reali i Madridit

Në fillim u tentua Frenkie De Jong, më pas Manchester United synoi blerjen e Adrien Rabiot, teksa në fund ia doli të sigurojë shërbimet e Casemiros, mesfushorit shkatërrues të Realit të Madridit.

Kampionët në fuqi të Spanjë dhe Europës, do të përfitojnë rreth 70 milionë euro + bonuse nga shitja e 30-vjeçarit brazilian, i cili do të firmosë në “Old Trafford” një kontratë 5-vjeçare (4+1) me 18 milionë euro në sezon!

Një ofertë e parefuzueshme, që do e kthente mesfushorin shkatërrues në lojtarin e katërt më të paguar në Premier League pas Erling Haaland, Cristiano Ronaldo dhe Momo Salah.

Sky Sports raporton se klubet e njohura kanë arritur akordin mes tyre, ndërkohë që iberikja Marca thekson se mesfushori do të kryejë të premten (sot) testet mjekësore si lojtar i United.

Një afrim cilësor për trajnerin Ten Hag, i cili shpreson që eksperienca dhe grinta e Casemiros do të mjekojë plagët e shumta të “Djajve të Kuq”. Lojtari latin do të kryejë ditën e sotme testet mjekësore.

Biznes fantastik edhe për Realin, që ia del të përfitojë shumë miliona nga një 30-vjeçar, të cilit i ka marrë maksimumin. Casemiro fitoi me “Los Blancos” 18 trofe në total, ku bien në sy pesë Champions League.

Ndërkohë, klubi spanjoll ka zgjedhur ta zëvendësojë “luftëtarin” e mesfushës me një tjetër brazilian: Bruno Guimaraes, 24-vjeçarin e Newcastle.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency