Futboll

Nuk rinovoi kontratën me Zenitin, “bomberi” rus nën urdhrat e Vincenzo Montellas

Tre muaj më parë (më 22 maj), klubi i qytetit rus Shën Petersburg, Zenit, njoftoi zyrtarisht fundin e historisë së dashurisë me Artem Dzyuba, që konsiderohet legjendë e kësaj skuadre. Kontrata i skadonte në qershor, por nuk u rinovua, dhe futbollisti i datëlindjes 1988 përfundoi në listën e lojtarëve të luksit të lirë.

Pas një periudhe të gjatë reflektimi dhe pritjeje, Dzyuba më në fund ka gjetur një skuadër të re. Ai ka nënshkruar me turqit e Adana Demirspor, skuadër e drejtuar nga Vincenzo Montella.

Dzyuba ka nënshkruar për një vit me opsion rinovimin edhe për një sezon, siç njoftoi klubi turk.

Ish-i i Zenitit do të krijojë një dyshe intriguese me Mario Balotellin, sigurisht nëse sulmuesi italian nuk do të ndryshojë skuadër.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency