Francë

PSG heq dorë nga Silva, shkak bëhet Neymar

Mesfushori i Manchester City-t, Bernardo Silva është një emër shumë i lakuar në merkato.

Pak muaj më parë Barcelona u interesua shumë për shërbimet e tij, por City refuzoi çdo ofertë për 28-vjeçarin, ndërsa pak ditë më parë, në garë u fut edhe klubi i Paris Saint-Germain.

Tashmë, mediet franceze raportojnë se parizienët kanë hequr dorë nga portugezi dhe ky vendim ka lidhje me Neymar.

Braziliani ishte në merkato, por deri më tani nuk ka pasur asnjë ofertë për të, përtej faktit që sulmuesi ka treguar një formë të lakmueshme dhe me qëndrimin e tij, dyert për Bernardo Silva mbyllen.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency