FOTO/ “Jam single dhe dëshiroj të mbetem kështu”, bukuroshja shkodrane u përgjigjet thashethemeve
Thashethemeve se Erjona Sulejmani është në një lidhje, u ka dhënë fund vetë bukuroshja shkodrane, nëpërmjet një postimi në Instagram, ku sqaron njëherë e mirë statusin e saj.
“Nuk e kuptoj pse shkruani çdo ditë për një histori të re dashurie. Jam single dhe dëshiroj të mbetem kështu”, shkroi Erjona në rrjetet sociale.
Sulejmani u bë e njohur në Itali, pas martesës me futbollistin Blerim Xhemajli, me të cilin është divorcuar pak vite më parë. Së fundi shkodrania ka hedhur foto nga Ishulli Filicudi, i cili ndodhet në jug të Italisë, në rajonin e Sicilisë.










