“Këtu ndihem si mbi hënë”, Vardy besnik i përjetshëm, rinovon me Leicester City
Jamie Vardy do të mbyllë karrierën te Leicester City. Kapiteni dhe goleadori i “Dhelprave” ka rinovuar kontratën deri në vitin 2024, ndërkohë që aktualja i përfundonte verën e ardhshme.
35-vjeçari ishte një ndër protagonistët kryesorë në fitimin e Premier League në vitin 2016 me Leicester City, teksa në fituar edhe FA Cup, EFL Cup dhe Superkupën e Anglisë me këtë ekip.
Vardy, i cili numëron 26 ndeshje dhe 7 gola me kombëtaren angleze, refuzon prej vitesh ofertat e klubeve të ndryshme. Ai luan dhe shënon prej vitit 2012 me Leicester City, klub të cilin nuk e tradhton kurrë.
Në maj festoi 10-vjetorin në klub, ndërkohë që është golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Leicester City me 164 gola të realizuar. “Këmbët e mia janë ende në formë, kështu që do të vazhdoj të ndihmoj klubin sa më shumë të mundem.
U bë kohë e gjatë që jam këtu. Vendimi i rinovimit ishte i lehtë, firmosa menjëherë sapo mora vesh që klubi kërkon të më zgjasë kontratën. Këtu ndihem si mbi hënë”, deklaroi një nga goleadorët më të mirë anglez të dekadës së fundit.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



