Premier League

VIDEO/ Vendos Kane, Tottenham merr fitore minimale ndaj Wolves

Tottenham e ka mbyllur me sukses raundin e tretë të Premier League, ndërsa ka marrë një fitore minimale ndaj Wolves. Në një ndeshje e gjitha e balancuar, skuadra e Antonio Contes rezultoi të ishte me fat, duke gjetur rrugën drejt rrjetës.

Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u desh minuta e 64’, që pas një këndoreje, Perisic devijoi për Kane dhe kapiteni ia doli të gjente rrugën drejt rrjetës, duke u dhënë fitoren “Spurs”-ave.

Pas këtij raundi, Tottenham shkon në kuotën e 7 pikëve dhe momentalisht në krye të renditjes së Premier League, por me një ndeshje më shumë se skuadrat e tjera, teksa Wolves qëndron në vend të 16-të me vetëm 1 pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency