Premier League

VIDEO/ Evertoni i Lampard “harron” të fitojë, sukses me përmbysje për Southampton dhe Crystal Palace

Everton duket se ka harruar të fitojë teksa në këtë start të Premier League vijon të vuajë mungesën e suksesit të parë. Skuadra e drejtuar nga ana e trajnerit Frank Lampard nuk shkoi më shumë se barazimi në shtëpi ndaj skuadrës së sapongjitur në elitë, Nottingham Forest.

Sfida e luajtur në Goodison Park u mbyll me rezultatin 1-1, madje vendasit rrezikuan ta humbisnin sfidën kur u gjendën në disavantazh në minutën e 82-të nga ana e Jonhson. Gjitshesi, gjashtë minuta më pas ai që shmangu humbjen për Evertonin ishte Gray i cili ndëshkoi miqtë, me të besuarit e trajnerit Lampard që në fund duhej të gëzoheshin me vetëm një pikë e cila është edhe e vetmja në tre ndeshjet e para të sezonit.

Nga ana tjetër, Nottingham ngjitet në kuotën e katër pikëve. Në ndeshjet e tjera, fitore me përmbysje arritën Crystal Palace dhe Southampton respektivisht ndaj Aston Villas dhe Leicester. Të besuarit e trajnerit Patrick Viera mposhtën djemtë e Steven Gerrard me rezultatin 3-1, ndërsa “Shënjtorët” mposhtën në transfertë “Dhelprat” me rezultatin 1-2.
Rezultatet:
Crystal Palace-Aston Villa 3-1
Everton-Nottingham Forest 1-1
Fulham-Brentford 3-2
Leicester-Southampton 1-2

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency