Drita merr tre pikët e para të kampionatit, Llapi ndalet në barazim
Drita ia ka dalë të sigurojë tre pikët e para në sezonin e ri të kampionatit në Kosovë, teksa skuadra gjilanase mposhti në shtëpi me rezultatin 1-0, Dukagjinin. Goli i fitores për vendasit erdhi në minutën e 59-të falë rrjetës së Simonovskit ndërsa pas këtij suksesi Drita ngjitet në kuotën e katër pikëve duke marrë përkohësisht edhe kryesimin e Superligës.
Nga ana tjetër, Llapi nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Trepçe ’89. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Maliqit në minutën e 26-të, por në fraksionin e dytë Trepçe përmbysi shifrat falë dy golav të shënuar në të 75-tën dhe të 82-tën. Megjithatë, vendasit iu falën një autogoli të Rexhajt në minutën e 88-të teksa pas këtij rezultati, Llapi ngjitet në kuotën e katër pikëve në vend të dytë ndërsa Treppce ’89 regjistron barazimin e dytë radhazi.



