Angli

Lampard “i shpall” luftë Chelsea-t, Everton tenton objektivin e “Bluve”

Nevoja për pikë dhe për të ndryshuar kurs në këtë fillim sezoni, ka detyruar Lampard dhe Everton të kërkojë një sulmues në fundin e merkatos.

Një pikë dhe vetëm dy gola në tre javë janë shenja jo të mira për Everton dhe drejtuesit e klubit kanë dërguar ofertën e parë zyrtare për sulmuesin e Brentford, Ivan Toney.

Por, ka një problem. 26-vjeçari është në listën e dëshirave të Tuchel, i cili e ka kërkuar në skuadër lojtarin dhe në një garë të tillë, Everton mund të dilte “duarbosh”.

Autori i 12 golave sezonin e kaluar dhe 2 golave në 3 javët e para në “ishull”, tashmë po shqyrton ofertat, por gjithçka do varet nga londinezët, nga ish-skuadra e Lampard, pasi Chelsea ende nuk ka kontaktuar klubin e Brentford për shërbimet e Toney.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency