Itali

VIDEO/ Me bluzë dhe shall të Monza-s, Galliani viziton muralin e Maradonës

Drejtori i Monza-s, Adriano Galliani, vizitoi këtë të dielë muralin e famshëm të Maradonës në nder të legjendës së Napolit, përpara ndeshjes së sotme.

Monza luan ndeshjen e dytë në Seria A, ndërsa përballë do të ketë Napolin, me të cilin do të ndeshet në Stadio Maradona në orën 18:30.

Ish-drejtori i Milanit la një fanellë me nr.10 të Monza-s nën muralin e famshëm që përfaqëson legjendën argjentinase.

Galliani bëri selfie me disa tifozë të Napolit dhe tha se ishte “e pamundur të mos i bëhej nderimi Diego-s së madh”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency