VIDEO/ Një penallti nderon Feyenoordin, vjen fitorja e radhës në transfertë
Një penallti e kthyer në gol nga braziliani Danilo në mesin e pjesës së dytë (68’), i dhuroi tre pikët Feyenoordit në transfertën përballë RKC Waalwijk.
Suksesi i dytë radhazi jashtë fushe për ekipin nga Roterdami, që është ngjitur përkohësisht në vend të dytë me 7 pikë, dy më pak se Ajaxi kryesues.
https://twitter.com/i/status/1561386468467437568
Feyenoord dominoi ndeshjen dhe menaxhoi mirë avantazhin e Danilos, duke u rikthyer te fitorja në Eredivisie pas barazimit 0-0 në shtëpi ndaj Heerenveen.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



