VIDEO/ “Kujdes me orën”, Arbitri “thumbon” Lewandowskin
Robert Lewandowski ishte protagonisti kryesor i fitores së Barcelonës në Anoeta, duke shënuar dy gola dhe duke asistuar në golin e Ansu Fatit.
Më e habitshme ishte që pas ndeshjes polaku mori urimet nga gjyqtari Jose Luis Martinez Munuera për paraqitjen e tij. Jo thjesht një kompliment, pasi arbitri andaluzian bëri shaka me Lewandowski-n, për vjedhjen e orës, që i ndodhi në Ciutat Esportiva të premten e kaluar.
“Të uroj më të mirën. Kujdes me orën,”-i tha Martinez Munuera Lewandowskit, një shaka që polaku e mori mirë dhe buzëqeshi.
Pas dy golave që realizoi kundër Real Sociedad, Robert Lewandowski shprehu lumturinë që bëri debutimin e tij si golashënues me Barçën dhe shpreson të jetë në gjendje të përsërisë performancën e tij të jashtëzakonshme në ditët në vijim, që të vazhdojë të ndihmojë ekipin të arrijë fitoret.



