Akord Valencia-Tottenham, Gattuso siguron lojtarin e kombëtares spanjolle
Bryan Gil është shumë afër rikthimit te Valencia. 21-vjeçari spanjoll, i cili luan si sulmuesi i majtë, kaloi fazën e dytë të sezonit të kaluar i huazuar tek ekipi spanjoll, aty ku do të luajë sërish këtë sezon.
Tottenham ka arritur akordin me Valencian për huazimin e pastër të lojtarit që vitin e kaluar debutoi me kombëtaren spanjolle. Asnjë kusht si e drejtë apo detyrim blerje nga klubi spanjoll: vetëm huazim i pastër.

Një përforcim i rëndësishëm për trajnerin Gennaro Gattuso, i cili siguron një futbollist me kualitet në ofensivë. Gil zhvilloi 17 ndeshje në total me Valencian në gjysmën e sezonit të kaluar.
Ndërkohë, kontingjenti i Tottenhamit vazhdon të reduktohet. Gil është lojtari i tretë që huazohet pas Tanguy Ndombele (Napoli) dhe Giovani Lo Celso (Villareal).
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



