Kërkohen pikët e para sezonale, trajneri ten Hag gëzon tifozët me vendimin e fundit
Manchester United-Liverpool është padyshim një nga sfidat më legjendare që mund të dhurojë Premier League, teksa mbrëmjen e së hënës të besuarit e trajnerit Erik ten Hag dhe ata të Jurgen Klopp përplasen në Old Trafford. Të dyja skuadrat nuk i kanë bërë një start të mirë kampionatit me Liverpool që ka mundur të grumbullojë vetëm dy pikë në dy ndeshjet e para, ndërsa më katastrofikë ka qenë starti i “Djajve të Kuq” me dy humbje turpëruese ndaj Brighton dhe Brentford.
Ndaj, tekniku holandez i Manchester United është detyruar të marrë masa për 11-tëshen që do të zbresë në fushë në sfidën ndaj Liverpoool ndërsa pritet tw ulw nw stol kapitenin Harry Maguire.
I shumëkritikuari nga tifozët duket se do tw zëvendësohet nga ana e Raphael Varane që duket se ka arritur formën optimale, ndërsa përkrah francezit do të rreshtohet Lisandro Martinez. Ten Hag do të vijojë t’i besojë mbrojtësit që u transferua këtë verë nga Ajax, edhe pse ai nuk ka shfaqur atë garancinë për të cilën drejtuesit shpenzuan mbi 60 milionë euro.



