Itali

VIDEO/ Barazim i thatë në transfertë, Sampdoria ndal Juventus

Juventus nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 në transfertë ndaj Sampdorias me bardhezinjtë që ishin autorë të një pjesë të parë të dobët dhe pa ritëm. Në fraksionin e dytë, bardhezinjtë provuan të ndryshonin “marsh” megjithatë nuk mundën të mbërrinin te suksesi.

Në fakt, Adrien Rabiot e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 65-të, mirëpo pas ndërhyrjes së sistemit VAR, goli u anulua për shkak të Vlahovic që ishte në pozicion të parregullt. Pas këtij episodi, pati një shans edhe për Kostic megjithatë në fund ndeshja përfundoi me shifrat 0-0.

Kështu, të besuarit e trajnerit Massimiliano Allegri barazojnë të parën ndeshje për këtë sezon të Serisë A duke prekur kuotën e katër pikëve ndërsa renditen momentalisht në vend të katërt. Nga ana tjetër, Sampdoria siguroi pikën e parë të sezonit dhe është në vendin e 16-të.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency