Alarmi/ UEFA hap një hetim për sezonin 2021-2022, ja klubet që rrezikojnë
Deri më tani në merkaton verore kanë bërë bujë goditjet e shumta, nga ekipe si Barcelona duke pasur parasysh vështirësitë financiare që klubi Spanjoll ka. Reagime të shumta ka pasur edhe nga bota e futbollit, ku vlen të përmendet ai i trajnerit të Bayernit Julian Nagelsmann, i cili në një intervistë, reagoi çuditshëm, që Barcelona po transferonte shumë lojtarë me kosto të lartë në merkato.
Situata financiare deri më tani ka qenë thjeshtë një pretekst, pasi janë shpenzuar shuma marramendëse, nga klubet që vazhdojnë të kenë borxhe të shumta dhe nuk kanë aspak një balancë financiare.
Ditën e sotme është raportuar një lajm aspak pozitiv që prek shumë skuadra. Uefa pritet të reagoj dhe të mos toleroj aspak mosrespektimin e Fair Play Financiar dhe bëhet fjalë për sezonin 2020-2021. Njëzet skuadra përfshirë Barcelonën janë duke u hetuar nga UEFA. Ndërkohë në listë janë përfshirë edhe skuadra si Paris Saint-Germain, Marseille, Inter, Roma, Juventus.
Megjithatë sipas raportimeve, klubet Franceze mund të shpëtojnë më lehtë, vetëm me sanksione të natyrës financiare. Ndërsa klubet italiane dhe Barcelona mund të vuajnë ashpër dënimin, që mund të çojë në ndalimin e transferimeve për një afat kohor.
Nga viti 2023, UEFA do të sjellë një sistem të ri rregullash, ku do të lejohet vetëm një përqindje e caktuar për klubet që të shpenzohet, nga të ardhurat që ata do të përfitojnë. Limiti do të jetë 90 % në vitin 2023, 80 % në vitin 2024 dhe 70 % në vitin 2025. Financat e klubeve do të monitorohen nga UEFA dhe në fokus do të jenë pagat e lojtarëve, shuma e transferimeve dhe tarifat që do të përfitojnë agjentët e futbollit.



