La Liga

Një mbrojtës nga Gjermania, Barcelona kërkon futbollistin e Dortmund

Barcelona ende vuan problemet për të regjistruar lojtarët e afruar në merkato teksa trajneri Xavi Hernandez nuk mund të përdorë Jules Kounde. Megjithatë, optimizimi në radhët e drejtuesve është i lartë, madje aq sa po mendojnë të bëjnë edhe një tjetër goditje në merkato. Katalanasit tashmë kanë nisur nga puna për të transferuar në Spanjë, lojtarin e Borussia Dortmund, Thomas Meunier.

Kartoni i mbrojtësit të djathtë vlerësohet nga gjermanët me jo më pak se 15 milionë euro, megjithatë te Barça këmbëngulin të arrijnë një marrëveshje në bazën e 10 milionë eurove.

Në fakt, i preferuari i Barcelonës është Juan Foyth, mirëpo klauzola prej 42 milionë euro që Villareal i ka vendosur 24-vjeçarit ka stepur blaugranët. Gjithsesi, edhe sa i takon transferimit të Meunier, Barcelona fillimisht duhet të largojë më parë nga skuadra lojtarë si Depay dhe Aubameyang.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency