Valencia pranë Cavani-t, gati kontrata për uruguaianin
Valencia është një hap larg firmës me Edinson Cavani-n. Sipas raportimeve nga mediet spanjolle, sulmuesi uruguaian është shumë i pëlqyer nga Valencia dhe duke qenë se Villarreal nuk është e interesuar për të, situata lehtësohet për afrimin e Cavanit te skuadra e Gattusos.
Valencia, raportohet se ka gati një kontratë 2-vjeçare, nga e cila lojtari do të përfitojë gati 2 milionë euro neto në vit.
Për të qenë në gjendje të nënshkruajë me ish-sulmuesin e Napolit, PSG-së dhe Manchester United, klubi spanjoll duhet së pari të shesë një mes Marcos Andre dhe Maxi Gomez.
Kjo për të mos hasur në probleme me “fair play”-in financiar, duke pasur parasysh situatën delikate ekonomike të Valencias.



