Francë

Mesfushori i PSG kërkon largimin, shumë pranë rikthimit te Athletic Bilbao

Ander Herrera kërkon me ngulm largimin nga kampionët e Francës, PSG.

Parizienët po punojnë shumë në merkato, në derën dalëse, pasi Galtier u ka bërë me dije disa lojtarëve që janë jashtë planeve të tij dhe Herrera është njëri prej tyre.

Spanjolli jo vetëm kërkon largimin, por ka bërë gati edhe destinacionin e tij dhe bëhet fjalë për një rikthim në “shtëpi”, te Athletic Bilbao.

Pas 8 sezonesh, “Baskët” janë të gatshëm për të mirëpritur spanjollin i cili kaloi  tre sezone në Paris dhe pesë në Premier League te Manchester United.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency