Futboll

“Xavi më lëndoi, mbeta vetëm në Barcelonë”, mesfushori thumbon trajnerin

Riqui Puig e ka përjetuar keq largimin nga Barcelona. 22-vjeçari, i cili kishte edhe një vit kontratë me klubin katalanas, është transferuar në MLS te Los Angeles Galaxy, klub me të cilin ka firmosur një kontratë 5-vjeçare.

Barcelona ka ruajtur 50% të kartonit, ndërkohë që ka të drejtën e riblerjes së mesfushorit spanjoll në të ardhmen. Gjatë prezantimit tek ekipi i ri, Riqui Puig nuk i ka kursyer thumbimet për trajnerin Xavi.

Ishte një zhgënjim total të largohesha në atë mënyrë pas shtatë viteve. Ndërkohë që të gjithë shokët luanin në Los Angeles, unë mbeta i vetëm në Barcelonë. Më lëndoi shumë një gjë e tillë.

Gjithsesi, unë dua të falënderoj Barcelonën, pasi falë tyre jam ky që jam, edhe pse nuk pata fatin të kisha një trajner që besonte plotësisht tek unë. Si lojtar mund të humbësh besimin, por asnjëherë vazhdimësinë”, deklaroi lojtari iberik për Fox Deporte.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency