FOTO/ Njihuni me të dashurën e Luka Jovic, dikur e lidhur me një tjetër ish-sulmues të Fiorentinës
Luka Jovic nuk ka mbërritur vetëm në Firenze, por bashkë me të dashurën e tij, modelen e njohur serbe, Sofija Milosevic, e cila ka shtuar ndjeshëm ndjekësit, që kur sulmuesi u bashkua me Fiorentinën.
Sofija nuk është një emër i [panjohur për botën e futbollit, pasi në periudhën 2015-2018 ka qenë e lidhur me një tjetër sulmues serb, Adem Ljajic, i cili në të shkuarën ka veshur fanellën e Fiorentinës për tre sezone.
Gjithashtu Sofija ka qenë e lidhur edhe me tenistin Viktor Troicki, ndërsa prej 2019-ës, 31-vjeçarja është në krah të Luka Jovic, sulmues 24-vjeçar, i cili pasi dështoi te Reali i Madridit, po synon ringritjen te Fiorentina.




























