Mbappe ka një nofkë të re, ish-madrilenët i rikthejnë buzëqeshjen francezit
Kylian Mbappe e nisi sezonin me një grindje në fushë me Messin dhe Neymar, megjithatë ndeshja e fundit ndaj Lille ku sulmuesi shënoi tre gola në fitore 1-7 të PSG, sheshoi mosmarrëveshjet me francezin dhe brazilianin që ndoshta mund të mos jenë më miqtë më të ngushtë, megjithatë tregoi se hatërmbetjet janë hedhur pas krahëve.
Mbappe i është rikthyer buzëqeshja falë tripletës ndërsa e festoi këtë arritje edhe me një foto të topit të ndeshjes ndërsa nuk mungonte edhe një pinguin në brendësinë e fotos.

Duket se pikërisht “Pinguin” është nofka më e re e Kylian Mbappe të cilën ia kanë vendosur Sergio Ramos dhe Achraf Hakimi. Treshja ka një lidhje të fortë brenda dhe jashtë fushe ndërsa edhe në fushë ka rënë në sy festa e lojtarëve sa herë një prej tyre shënon gol.



