Kategoria Superiore

Zyrtare/ Afrimi i shtatë i Tiranës, sulmuesi rivishet bardheblu pas pesë vitesh

Tirana ka prezantuar afrimin e radhës. Kampionët në fuqi të Shqipërisë kanë firmosur me Elvi Berishën, i cili vjen nga Skënderbeu, ekip ku luante prej janarit të vitit 2021.

23-vjeçari nga Fieri luan si sulmuesi i majtë dhe gjatë aventurës në Korçë realizoi 11 gola në total. Berisha ishte pjesë e Tiranës edhe përpara se të transferohej në Spanjë te Leganes pesë vite më parë.

 

Tirana ka zyrtarizuar lojtarin ofensiv në një postim në faqen zyrtare, me Berishën që ka firmosur një kontratë 2-vjeçare. Ky është afrimi i shtatë i bardhebluve, që pak ditë më parë shitën Taulant Seferin në Ukrainë.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency