Afrimi i 19-të, klubi historik siguron shërbimet e kapitenit të Kombëtares
Nottingham Forest vazhdon të jetë shumë aktiv në merkato. Klubi historik anglez, dy herë fitues i Ligës së Kampionëve (Champions League) u rikthye këtë sezon në Premier League pas 23 viteve mungesë.
Drejtuesit kanë bërë një revolucion total dhe deri tani kanë zyrtarizuar plot 18 afrime. I radhës është Serge Aurier, i cili muajin e kaluar mbylli bashkëpunimin me spanjollët e Villarealit.

Mbrojtësi i djathtë mban shiritin e kapitenit te kombëtarja e Bregut të Fildishtë. 29-vjeçari ka një eksperiencë të madhe mbi supe, teksa rikthehet në Premier League pas një viti.
Aurier ishte pjesë e Tottenhamit në sezonin 2020/2021, ndërkohë që në Francë ka veshur fanellat e PSG, Toulouse dhe Lens.

Footmercato raporton se lojtari afrikan do të firmosë deri në vitin 2024 me Nottingham Forest. Zyrtarizimi i marrëveshjes është çështje kohe.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



