Futboll

Antony “bojkoton” stërvitjen, Ajax i vendos gjobë të “frikshme” për çdo mungesë

Situata e Antony ka detyruar drejtuesit e Ajax të veprojnë me “dorë” të hekurt ndaj brazilianit.

Sulmuesi ka “bojkotuar” seancat stërvitore dhe po ashtu mungoi në fundjavë në sfidën përballë Sparta-s, pasi Antony kërkon me ngulm transferimin te Manchester United.

Së fundmi, Ajax ka vendosur që për çdo mungesë në seancat stërvitore të gjobisë brazilianin me 50.000 euro.

Një kundërpërgjigje për sjelljen e Antony, pasi drejtuesit, por edhe trajneri Schreuder i kanë bërë kërkesë 22-vjeçarit të qëndrojë në Amsterdam dhe tashmë ky veprim i fundit tregon një krisje përfundimtare mes palëve.

Me merkaton drejt fundit, e ardhmja e Antony është në pikëpyetje dhe ende e paqartë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency