Blerja më e shtrenjtë e Arsenalit rikthehet në Francë, bashkohet me trajnerin shqiptar
Nicolas Pepe rikthehet në kampionatin francez, këtë herë për të veshur fanellën e Nices, ku në stafin teknik është pjesë edhe shqiptari Arjan Peçi, si ndihmës i parë i trajnerit Lucien Favre.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë është blerja më e shtrenjtë në histori e Arsenalit, por në tre sezonet e tij në Londër nuk arriti të bindë dhe të fitojë një vend titullari, ndaj është huazuar për një sezon te Nice, me qëllim që të rikthehet në nivelet e mëparshme.
Tashmë 26-vjeçar, Pepe spikati te Lille në sezonin 2018-2019, duke bindur Arsenalin të paguajë plot 80 milionë euro për kartonin e tij, megjithatë së fundi sulmuesi përfundoi jashtë planeve të trajnerit Mikel Arteta.



