Muriqi me një rival të ri, Mallorca firmos edhe me sulmuesin e Lyonit
Dy gola në tre ndeshje për Vedat Muriqin, që ka marrë një rol protagonisti te Mallorca, megjithatë nga java e ardhshme do të ketë një partner apo rival të ri në repartin e sulmit.
Klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me Lyonin për të marrë në huazim sulmuesin nga Zimbabve, Tino Kadewere, i cili pritet të zbarkojë në Mallorca të hënën per vizitat mjekësore dhe firmën.
Sipas mediave franceze, klubi spanjoll oa ruajtur edhe opsionin për blerjen e sulmuesit për 10 milionë euro në fund të sezonit, teksa pritet me interes roli i tij në fushë.
Kadewere 27-vjeçar është i ngjashëm me Muriqin për nga karakteristikat, ndaj mbetet të shihet nëse trajneri do t’i përdorë të dy njëkohësisht, apo do të duhet të rivalizojnë për një vend në formacion.




