Eredivisie

VIDEO/ Ajax me pikë të plota, triumfon në transfertë mes racizmit

Dy gola me kokë të shënuar në pjesën e parë, i dhuruan Ajaksit fitoren e katërt në po kaq ndeshjen në Eredivisie. Kampionët e Holandës triumfuan 0-2 në Utrecht.

Steven Berghuis zhbllokoi takimin në minutën e dhjetë pas asistit të Alvarez, ndërkohë që golin e qetësisë e realizoi Brian Brobbey në minutën e parë shtesë pas krosit të të Berghuis.

Ajaksi menaxhoi avantazhin e dyfishtë në fraksionin e dytë të ndeshjes dhe tani kryeson kampionatin me 12 pikë të plota. Racizmi nuk mungoi në stadiumin “Stadion Galgenwaard” të Utrechtit.

 

Tifozët vendas u zemëruan pas golit të Brobbey. Ndërkohë që 20-vjeçari po festonte në shkallët e stadiumit u dëgjuan tifozë duke imituar majmunin, veprim për të cilin Utrecht mund ta pësojë.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency