Serie A

De Bruyne: De Ketelaere lojtar i shkëlqyer, do bëjë gjëra fantastike te Milani

Charles De Ketelaere shkëlqeu në ndeshjen e parë si titullar me Milanin. Kampionët e Italisë fituan 2-0 në “San Siro” ndaj Bolognas, sfidë ku 21-vjeçari belg u shfaq protagonist duke fituar zemrat e tifozëve të rinj.

Mesfushori i avancuar dhuroi asistin e golit të parë nga Rafael Leao, teksa shfaqi teknikë dhe inteligjencë të lartë me veprimet e tij në fushën e blertë. 21-vjeçari numëron 8 ndeshje dhe një gol me kombëtaren e Belgjikës, aty ku ka impresionuar edhe Kevin De Bruyne.

Ylli i Manchester City ndoqi sot nga afër Çmimin e Madh të Belgjikës në Formula 1. Në prononcimin e dhënë për Sky Sport, ai u ndal edhe te lojtari i Milanit. “Ndoqa pak ndeshjen dje, De Ketelaere tregoi gjëra të shkëlqyera në fushë me Milanin.

Jam i lumtur për të. Charles është një lojtar i ri, i cili më ka bërë përshtypje edhe në Kombëtare. Jam i sigurt se do të bëjë mirë në Milano, ai do të rritet te kuqezinjtë, do të hedhë një hap më tej në karrierën e tij dhe të bëjë gjëra të mëdha”, deklaroi De Bruyne.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency