VIDEO/ Kane mposht i vetëm Nottingham Forest, ngjit Tottenham në vend të dytë
Tjetër fitore për Tottenham në Premier League. Ekipi i Antonio Contes mposhti 0-2 Nottingham Forest në transfertë falë dygolëshit të Harry Kane. Kapiteni zhbllokoi takimin në minutën e pestë pas një asisti nga Dejan Kulusevsaki.
Sulmuesi humbi një penallti në minutën e 56’, ndërkohë që shleu gabimin me golin e dytë personal në minutën e 81’. Fitorja e tretë në katër javët e para në kampionatin anglez për Spurs, që momentalisht renditen në vend të dytë me 10 pikë.
Ndërkohë, në La Liga Villareal e mbylli në barazim 0-0 sfidën e luajtur në Getafe. Ekipi i Unai Emery dominoi ndeshjen, por nuk ia doli të gjente rrugën e rrjetës. “Nëndetësja e verdhë” numëron 3 pikë pas javës së tretë, duke u renditur në vend të dytë me dy pikë më pak se Betisi kryesues.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



