Angli

Man.UTD ul pagat, thellohet kriza e Ronaldos me “Djajtë e Kuq”

Kanë mbetur edhe rreth tre ditë për përfundimin e merkatos së verës dhe Cristiano Ronaldo është ende në pritje të largimit nga Manchester United.

Një vit pas rikthimit të tij në “Old Trafford”, sulmuesi portugez e ka të qartë se dëshiron të largohet për të luajtur, ndër të tjera, në Champions League. Një kompeticion që United nuk ia mundëson dot dhe që për iron inga mungesa e pjesëmarrjes në Champions, “Djajve të Kuq” u është dashur të ulin pagat, ose të paktën kështu raporton “Mirror”.

Më tej raportohet se të gjithë anëtarët e ekipit të parë të United u detyruan të pranonin uljen prej 25% të pagës nëse nuk kualifikoheshin në Champions League për shkak të një klauzole ekzistuese në kontratën e tyre. Por Cristiano e ka kundërshtuar një klauzolë të tillë duke argumentuar se ai nuk është përgjegjës që klubi mbeti jashtë katërshes së parë të Premier League sezonin e kaluar. United u rendit në vendin e gjashtë, 35 pikë, prapa Manchester City që janë dhe kampionët e sezonit të shkuar.

Përballë kësaj situate, por edhe faktit që në ndeshjet e fundit portugezi më shumë ka qëndruar në stol, gjithçka është ftohur dhe sulmuesi kërkon me patjetër largimin nga Manchesteri.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency