Ligue 1

“Të nxjerrim mësime”, Galtier pas barazimit me Monaco: Ja pse Mbappe nuk u afrua te penalltia

PSG u ndal për herë të parë në këtë sezon përballë Monaco me rezultatin 1-1. Parizienët tashmë ndajnë vendin e parë me Lens dhe Marseille në koutën e 10 pikëve pas katër javëve.

Pas barazimit ndaj monegaskëve në Parc des Princes, trajneri i PSG-së vuri në pah mangësitë e skuadrës së tij, duke u kërkuar lojtarëve që të përshtaten dhe të reagojnë më mirë në situatat kur janë në disavantazh.

Në 35 minutat e para ne nuk ishim vetvetja. Monaco është një skuadër cilësore dhe ndaj nesh kishte një përgatitje shumë të mirë në aspektin fizik dhe na vendosi në vështirësi. Na mungoi lëvizshmëria, kreativiteti dhe finalizmi, por le të na shërbejë kjo ndeshje si një mësim për të ardhmen. Na duhet të analizojmë me detaje këtë sfidë dhe të mos përsërisim këto gabime pasi do të na kushtojnë shumë. Jemi një skuadër që kemi potencial dhe duhet të punojmë ende për ta shfaqur të gjithin dhe për të marrë maksimumin në çdo ndeshje, në çdo kampionat për të përmbushur objektivat që ne dhe klubi i kemi vendosur vetes”- tha fillimisht Galtier.

Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen mbrëmjen e së dielës ishte fakti se Mbappe nuk u afrua te momenti i penalltisë. Neymar e fitoi vetë dhe më pas e përktheu në gol, por sulmuesi francez nuk u shfaq në horizont dhe Chistophe e shpjegon kështu.

“Hierarkia është vendosur. Kylian është goditësi numër një dhe Neymar është i dyti. Nëse gjatë sfidës lojtarët bien dakord për të ndryshuar rendin atëherë kjo nuk besoj se përbën ndonjë lajm apo problem. Të paktën për mua jo, mjafton që lojtarët të jenë të lumtur, të kuptohen me njëri-tjetrin dhe në fund çdo penallti të përkthehet në gol pavarësisht lojtarit që e gjuan. Neymar e fitoi penalltinë dhe e përktheu në gol dhe në fund Mbappe e uroi.” – përfundoi Glatier

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency