Kategoria Superiore

Goditja e dyfishtë në merkato, Teuta përforcon krahët dhe mesfushën

Dy përforcime për Teutën në ditët e fundit të merkatos. Pas rikthimeve të Erando Karabecit, Arbër Çyrbjes dhe Alexandros Kouros dhe afrimit të Uheid Hoxhës nga Vllaznia, klubi durrsak ka ofruar Albion Markun dhe Devid Fejzullas nga Dinamo.

Të dy lojtarët zbarkojnë në Durrës në huazim nga klubi kryeqytetas. I pari luan si anësor i djathtë dhe më parë ka luajtur në Superiore me Laçin e Partizanin. Dinamo bleu kartonin e tij nga Lokomotiva e Zagrebit dhe këtë sezon do të japë kontributin e tij në ekipin e Renato Arapit.

Ndërkohë, Fejzulla përforcon mesfushën e Teutës. 19-vjeçari debutoi sezonin e kaluar me Dinamon në Superiore. Ai luajti gjashtë ndeshje në total dhe shënoi një gol në humbjen 2-1 ndaj Laçit.

Njoftimi i Teutës:

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency