3 lojtarët më të fortë me të cilët ka luajtur, Insigne nuk heziton të përgjigjet
Lorenzo Insigne habiti jo pak me zgjedhjen e tij për t’u transferuar tek Toronto në Kanada, teksa kërkon suksesin tashmë në kampionatin e MLS. Sulmuesi braktisi skuadrën e zemrës Napolin, megjithatë Insigne nuk e ka harruar qytetin teksa së fundmi ka theksuar se i mungojnë këngët napolitane si dhe kafeja.
Në Napoli, Insigne ka kaluar vite të arta ndërsa ka luajtur përkrah lojtarëve të kalibrit botëror dhe kur pyetet se cili ka qenë më i fortë nga yjet që ka pasur përkrah, nuk heziton të përgjigjet. 31-vjeçari vendos të parin Edinson Cavanin, Gonzalo Higuain dhe të tretin, një legjendë të skuadrës së kaltër, Marek Hamsik.
Në gjashtë ndeshje me Toronton, Insigne ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në një rast, ndërsa së bashku me Federico Bernadeschi janë shndërruar në udhëheqësit e skuadrës kanadeze.



