Angli

Tottenham përvetëson mbrojtësin, kontratë deri në vitin 2027

Tottenham ka aplikuar të drejtën për të transferuar përfundimisht në Londër, Christian Romero. Futbollisti u transferua tek Spurs në gushtin e vitit 2021 nga Atalanta falë formulës së huazimit, por tashmë anglezët kanë përdorur të drejtën për ta blerë përfundimisht argjentinasin për shifrën e 48 milionë eurove ndërsa lojtari firmos një kontratë deri në vitin 2027.

Gjatë një viti si pjesë e Tottenham, 24-vjeçari është shndërruar në një element tejet të rëndësishëm për fanellën e “Gjelave” ndërsa tekniku Antonio Conte e konsideron një nga titullarët më të vlefshëm për repartin e mbrojtjes.

Deri më tani, Romero numëron 32 paraqitje me fanellën e Tottenham duke shënuar edhe një gol në muajin mars në fitoren ndaj Brighton.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency