Angli

Tre humbje radhazi, shkarkohet trajneri i parë në Premier League

Humbja turpëruse në Premier League me rezultatin e thellë 9-0 në Anfiled përballë Liverpool, për Bournemouth ka sjellë pasojat e para. Drejtuesit e klubit kanë shkarkuar nga posti i trajnerit Scott Parker pas vetëm katër ndeshjeve të para për sezonin 2022-2023.

Bournemouth arriti të kalonte në Premier League vetëm në sezonin e fundit, pasi klubi anglez përfundoi i dyti në Championship. Në fakt, aventura në Premier League kishte nisur në mënyrën e duhur pasi Bournemouth e fitoi ndeshjen e parë në shtëpi përballë Aston Villa me rezultatin 2-0, por më pas erdhën tre humbje, me tre pretendentët e Premier League.

Në ndeshjen e dytë u mundën përballë Man City në Etihad Stadium me rezultatin 4-0, ndërsa në shtëpi pësuan një tjetër disfatë përball Arsenal me rezultatin 0-3 për të mbërritur më pas te humbja shkatërruese 9-0 ndaj Liverpool.

Parker ka qenë pjesë e Tottenham U18 si trajner dhe më pas karriera e tij ka ardhur në ngjitje, pasi mori drejtimin e Fulham, të cilën e mbajti për 853 ditë. Anglezi e drejtoi fulham në 105 ndeshje, ndërsa Bournemouth e drejtoi për 55 ndeshje, ku suksesi më i madh ishte rikthimi i ekipit në Premier League. Scott Parker bëhet trajneri i parë i shkarkuar për sezonin 2022-2023 në Premier League.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency