Itali

E kryer/ Monza përforcohet në mesfushë, transferon lojtarin e Juventus

Pavarësisht pritshmërive të larta duke qenë se ishte një nga klubet më aktive në merkato, Monza ka zhgënjyer totalisht në këtë fillim të kampionatit në Serie A. Klubi i menaxhuar nga ana e Silvio Berlusconit dhe Adriano Gallianit, është mposhtur në të treja ndeshjet e elitës italiane ndërsa drejtuesit po mundohen të lëvizin edhe në ditët e fundit të merkatos për të shtuar kualitetin e skuadrës.

Së fundmi, Monza ia ka dalë të transferojë nëpërmjet formulës së huazimit mesfushorin e talentuar të Juventus, Nicolo Rovella. Ky i fundit, nuk kishte hapësira në skuadrën e trajnerit Massimiliano Allegri dhe ka preferuar të ndryshojë ambient për të përfituar minuta të rëndësishme për rritjen e tij duke qenë se bëhet fjalë për një lojtar të moshës 20-vjeçare.

epa10099560 Real Madrid forward Eden Hazard (R) in action against Juventus midfielder Nicolo Rovella during the second half of the pre-season game between Juventus F.C. and Real Madrid at the Rose Bowl in Pasadena, California, USA, 30 July 2022. EPA/ETIENNE LAURENT

Rovella është një lojtar i promovuar në Serie A nga Genoa, ndërsa bardhezinjtë e transferuan në vitin 2021. Me torinezët, Rovella është aktivizuar në vetëm tre ndeshje teksa shpreson që paraqitjet te Monza t’i shërbejnë për t’u rikthyer sërish te “Zonja e Vjetër”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency