Spanjë

Januzaj gjen skuadrën e re, do të luajë në Champions League

Adnan Januzaj do të bëhet lojtar i Sevillas, por ky operacion do të bëhet i mundur vetëm pasi argjentinasi Lucas Ocampos të kalojë te Ajax.

Në orët e fundit ka pasur shumë zhvillime dhe nga mediet spanjolle raportohet se përfaqësuesi i Ocampos ndodhet në Seville, ndërsa lojtari këtë të martë nuk ka qenë në stërvitje me skuadrën e Lopeteguit.

Ndërsa për ta zëvendësuar argjentinasin, i zgjedhuri është 27-vjeçari i cili aktualisht është pa skuadër, pasi i ka përfunduar kontrata me Real Sociedad.

Januzaj dëshiron që të luajë në Champions League dhe duket se do e plotësojë me bashkimin me Sevilla-n këtë qëllim.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency