Futboll

E konfirmon Galtier: Paredes do bashkohet me Juventus

Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier, ka konfirmuar se Leandro Paredes ka arritur një marrëveshje për t’iu bashkuar Juventusit.

Paredes nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e radhës të PSG-së në kampionat. Kampionët e Ligue 1 do të luajnë me Toulouse dhe trajneri Galtier ka deklaruar se mesfushori nuk do të jetë me skuadrën:

“Paredes nuk do të përfshihet në skuadër pasi ka arritur marrëveshje me Juventusin”,-tha tekniku.

Prej disa javësh qarkullojnë lajmet për këtë transferim dhe 28-vjeçari më në fund do t’i bashkohet klubit italian.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency