Featured

Nisin bisedimet, Meksi drejt kalimit te Kukësi

Jorgo Meksi është shumë pranë kalimit te Kukësi. Burime për “Supersport.al” bëjnë me dije se mes palëve ka kontakte dhe  sot do të merret vendimi për firmosjen.

27-vjeçari do të kalojë te “verilindorët” me parametra zero, pasi i ka përfunduar kontrata me Skënderbeun, ku sezonin e shkuar mbajti rolin e titullarit të padiskutuar.

Kjo me Kukësin do të bëhet eksperienca e dytë e Meksit në Shqipëri, pasi përpara Skënderbeut ka luajtur në Greqi me klube si Ilysiakos dhe Panionios.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency