Angli

“Bëjmë vetëvrasje në fushë”, sulmuesi shpërthen ndaj shokëve të skuadrës

Crystal Palace nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Brentford. Megjithatë për nga mënyra si shkoi ndeshja ky rezultat i “rri ngushtë” vendasve të cilët ishte në udhëheqje të ndeshjes ndaj Brentford me rezultatin 1-0 deri në minutën e 88-të, kur u barazuan nga Wissa.

Golin për skuadrën nga Londra e shënoi Wilfred Zaha në minutën e 59-të, me këtë të fundit që pas ndeshjes “shpërtheu” në kritika ndaj shokëve të ekipit të cilët shpërdoruan avantazhin kur kishin mbetur edhe pak minuta nga fundi i ndeshjes.

“Një moment shpërqëndrimi dhe e gjithë puna na shkoi dëm. Thjesht duhet të qëndronim dhe të duronim për disa minuta më shumë. Sapo kaluam në avantazh nisëm të mbronim, nuk e kuptoj pse e bëjmë diçka të tillë. Nëse do të vazhdonim me presion në gjysmëfushën e kundërshtarëve, besoj se do të shënonim edhe golin e dytë dhe do të dilnim nga fusha me tre pikë. Por, çfarë të them, në fund bëmë “vetëvrasje”, u shpreh Zaha.

Kujtojmë se sulmuesi 29-vjeçar është një nga emrat që mund të ndryshojë ambient në këtë fund të merkatos teksa për shërbimet e tij janë të interesuara Chelsea dhe Arsenal ndërsa pas këtyre deklaratave duket sikur Zaha po kërkon me ngulm të luajë në një skuadër më cilësore.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency