Lojtari me origjinë shqiptare lë Turqinë, firmos në Bundesligë
Mërgim Berisha ka lënë Turqinë aty ku është pjesë e Fenerbahce dhe tashmë mund të konsiderohet një lojtar i Augsburg në Bundesliga. Futbollisti me origjinë shqiptare, por që është aktivizuar me të rinjtë e Gjermanisë, transferohet në elitën gjermane falë formulës së huazimit. Augsburg do të shpenzojë 400.000 euro për sulmuesin 24-vjeçar ndërsa në fundin e sezonit ka të drejtën për ta bërë përfundimisht të tijin lojtarin.
Ndërkaq, Augsburg nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin në Bundesligë teksa në katër ndeshje, është mposhtur në tre duke marrë vetëm një fitore megjithatë, Berisha mund t’i japë një tjetër ritëm në fushë skuadrës.
Në sezonin e fundit me Fenerbahçe, Berisha u aktivizua në 22 ndeshje të kampionatit turk duke realizuar katër gola ndërsa tashmë përgatitet për aventurën më të rëndësishme të karrierës.
Vlen të theksohet se Berisha ka një karrierë të pasur edhe pse vetëm 24-vjeçar, teksa është shpallur kampionë Europe me Shpresat e Gjermanisë ndërsa ka fituar edhe Champions League për të rinjë me Salzburgun.



