Spanjë

Arsenalin apo Barçën? Mbrojtësi spanjoll bën zgjedhjen e tij

Hector Bellerin po lidhet çdo ditë e më shumë me një transferim të mundshëm te Barcelona. Përtej faktit që është një lojtar i pëlqyer nga katalanasit, edhe paga e 27-vjeçarit nuk duket se do ishte problem për klubin e Laportës.

Mbrojtësi po punon për të ndërprerë kontratën me Arsenalin, që është në vitin e fundit të saj dhe duket se “topçinjtë” nuk do të bëhen problem, ose të paktën kështu raportojnë mediet spanjolle.

Bellerin nuk ka luajtur deri më tani këtë sezon, ndërsa ndodhet në Katalonjë, në pritje për të zgjidhur të ardhmen e tij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency