Juventusi zyrtarizon afrimin e radhës, mesfushori vjen nga PSG
Leandro Paredes është zyrtarisht lojtar i Juventusit. Këtë të mërkurë “Zonja e Vjetër” ka bërë të ditur se ka huazuar nga PSG-ja lojtarin argjentinas në formë huazimi me opsion blerjen në fund të sezonit.
PSG vazhdon të rinovojë skuadrën dhe largimi i argjentinasit është lëvizja e fundit. Klubi parizien do të përfitojë rreth 25 milionë euro nga kartoni i mesfushorit nëse Juvja vendos ta blejë, në të kundërt, pra mëse klubi italian refuzon, duhet të paguajë 2.5 milionë për periudhën e huazimit.
Pas tri sezonesh e gjysmë në klubin francez, Paredes rikthehet në Serinë A, ku kaloi tri sezone me Chievon, Empolin dhe Romën.



