Premier League

City “shtyp” Nottinghamin, “bisha” Haaland realizon tregolësh, Arsenali ecuri rekord

Manchester City një “rul” që shtyp lehtësisht kundërshtarët që ka përballë. Sigurisht që me “bishën” Haaland në formacion, gjithçka bëhet më e lehtë për skuadrën e Pep Guardiolës, kampione në fuqi e Premier League-s.

Gjiganti norvegjez realizoi tre gola brenda pjesës së parë në portën e Nottingham Forest (rezultati i përgjithshëm 6-0) në minutat 12’ (i asistuar nga Foden), 23’ dhe 28’ (i asistuar nga Stones), duke e mbyllur praktikisht ndeshjen pa shkuar në dhomat e zhveshjes për pushimin mes pjesëve.

Ish-sulmuesi i Dortmundin shkon në kuotën e 9 golave në Premier League vetëm në 5 ndeshje, çka do të thotë se vështirë se do të ketë rivalë për çmimin e golashënuesit më të mirë në Premier.

Gjatë pjesës së dytë Cityzens realizuan edhe dy gola të tjerë me autorë Cancelo dhe Alvarez dy herë për rezultatin përfundimtar 6-0.

Vjen fitorja e pestë radhazi për Arsenalin, që vazhdon të kryesojë me pikë të plota këtë sezon në Premier League. “Topçinjë” mposhtën 2-1 Aston Villan e Steven Gerrard në një sfidë që ishte e hapur deri në sekondat e fundit.

Gabriel Jesus zhbllokoi takimin në favor të vendasve në minutën e 30-të, por miqtë nga Birminghami barazuan me Douglas Luiz në minutën e 74-t. “Topçinjtë” reaguan vetëm tri minuta më vonë me Martinellin, që realizoi golin e fitores i shërbyer nga Saka.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency