Featured

Nuk gjeti hapësira te Schalke 04, mesfushori i Kosovës huazohet te klubi i Bundesliga 2

Mesfushori Blendi Idrizi është dhënë për huazim te Jahn Regensburg në Bundesliga 2.

24-vjeçari është në pronësi të Schalke 04, megjithatë Idrizi nuk ishte në planet e skuadrës së sapongjitur në Bundesliga, ndaj dhe kaloi në formë huazimi te Jahn Regensburg, ku do të qëndrojë deri në fund të sezonit.

Sezonin e shkuar lojtari i Dardanëve ishte pjesë e Schalke 04, ndaj ai e njeh mirë Bundesliga 2.

Ndërsa me këtë transferim, Idrizi vazhdon ecurinë e tij në futbollin gjerman, pasi deri më tani 24-vjeçari nuk ka luajtur jashtë Gjermanisë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency